Kërcënoi median, Alegri dhe Juve gjobë nga FIGC

Kërcënoi drejtorin e TuttoSport, Masimiliano Alegri gjobitet me 10 mijë euro.

Historia me sh-trajneri i Juventusit ndaj, Guido Vaciago, pas finales së Kupës së Italisë ndaj Atalantës kaloi në instancat e Disiplinës së Federatës Italiane të Futbolit.

FIGC pas masave të marra e bëri të diturndëshkimin e Maks në një deklaratë:

“Pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë së arritur nga palët (ish-neni 126 CGS), ish-trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri u dënua me 10 mijë euro gjobë. Për çështje të përgjegjësisë së klubit, Juventus u sanksionua gjithashtu me një gjobë prej 2,000 eurosh për shkak të Alegrit teksa në fund të finales së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Atalantës më 16 maj u shfaq i egër, agresiv dhe pati sjellje kërcënuese ndaj drejtorit të Tuttosport, Guido Vaciago, në një korridor ngjitur me dhomën e shtypit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!