Alkaraz-Xhokoviç, finalja e Wimbledon 2024

Finalja e ‘Wimbledon’-it të dielën ora 15:00 do t’i takojë dyshes Alkaraz-Xhokoviç.

Në gjysmëfinale spanjolli mundi rusin Medvedev 3-1. Karlos Alkaraz, kampioni në fuqi është finalisti i parë i Wimbledon 2024.

Spanjolli triumfoi ndaj Danil Medvedev 3-1 me rezultatin specifik në setet 6-7, 6-3, 6-4, 6-4 në pak më pak se tre orë ndeshje. Në tribunë prezent për këtë duel edhe ikona kroate e futbollit Luka Modriç…

Ndërkohë pak minuta më parë në gjysmëfinalen tjetër serbi Xhokoviç kaloi italianin Museti 3-0. Serbi triumfon 3-0 me rezultatin 6-4, 7-6(2), 6-4 në dy orë e pesëdhjetë minuta lojë

Në këtë duel pati një episod të çuditshëm në setin e tretë pasi një top i diskutuar breda apo jashtë, vonoi të riprodhohej nga regjia duke treguar anën tjetër organizative.

Kështu ‘Nole’ arrin finalen numër 37 në histori dhe të 10-tin në Wimbledon.

Ndërkohë finalja e grand-slamit për femra do të zhvillohet të shtunën mes italianes Jasmine Paolini dhe çekes Barbora Krejçikova. /Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!