Tirana, goli i Haxhiut shpresë për kualifikim
Torpedo Kutaisi- Tirana 1-1 (Mici 20′ (ag) / Haxhiu 87′)
Me një formacionme shumë ndryshime nga ai i sezonit të kaluar, Tirana tregon forcën në Gjeorgji, aty ku barazoi 1-1 përballë Torpedo Kutaisit vendas.
Për ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League, skuadra bardheblu luajti nën pritshëmri në pjesëne parë aty ku dhe pësoi golin e vetëm të Torpedos (autogol Mici). Në të dytën ekipi i trajnerit Shkëmbi u shfaq mjaft kërkues.
Për të kulmuar 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt teksa Haxhiu shtang mbrojtjen vendase duke shënuar një gol spektakolar. Në fakt vendimtar ishte hedhja në fushë e Fatmir Prengajt sulumesit që në të shkuarën ka shënuar për Laçin në Europë.
Asistimi i tij fantastik me golin e Haxhiut për t’u shijuar. Në minutat shtesë Tirana pati shansin e artë për të përmbysur teksa Jarmouni nuk arriti të godasë si duhet brenda zonës.
Për kualifikimin gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet në 18 korrik në “Elbasan Arena”.
Foramcioni startues i Tiranës:
Selmani, Isuf, Kola, Pergjoni, Mici, Soler, Meta, Jonuzi, Jaku, Haxhiu, Bajroviç.