Partizani, Tirana dhe Vllaznia, sot 6 skuadra shqiptare në Europë

Pas ndeshjeve të turit të parë në Champions, sot ekipet shqiptare do të luajnë në Conference League por dhe një ndeshje (Llapi) në Europa League.

Nis Malisheva e cila debuton në Europë ndaj Buduçnost Podgoricës në orën 17:00. Stafeta ecën me duelin e orës 18:00 teksa Shkëndija Tetovë viziton Noah (Armeni) për të vijuar me gjerogjianët e Torpedo Kutaisi ndaj Tiranës në orën 19:00.

Në orën 20:00 në ‘Elbasan Arena’ zbret në fushë Partizani i Shehit teksa përballë do të ketë maltezët e Marsakslok (Maltë). Mbyll këto ndeshje të vajtjes në Ligën e Konferencës Vllaznia e cila luan në Islandë me Valur.

Ndërkohë Llapi i Podujevës sot në orën 20:30 ndeshet në udhëtim me Visla Krakov të Polonisë.

Conference League:

Malisheva-Buduçnost 17:00

Noah- Shkëndija 18:00

Torpedo Kutaisi- Tirana 19:00

Partizani– Marsakslok 20:00

Valur- Vllaznia 21:00

Europa League:

Visla Krakov- Llapi 20:30 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!