Tirana ofron sulmuesin suedez Bajroviç

Nëse te Dinamo kanë kryer formalizimin zyrtar të afrimëve Qaraku e Teqja (portier) Tirana sot teksa pret Najdovskin e të tjerë futbollistë, ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Bëhët fjalë për sulmuesin me pasaportë suedeze Admir Bajroviç.

Sulmuesi 28 vjeçar teksa së fundi ishte pjesë e Levadiakos në nivelin e dytë grek ka një të shkuar kryesisht në Suedi dhe Greqi, ka luajtur dhe në Eredivisie me Nijmegen.

Postimi i klubit bardheblu

Welcome Admir Bajroviç

Klubi i Futbollit Tirana njofton se sulmuesi suedez Admir Bajroviç është afrimi më i ri në skuadër!

Sulmuesi 28-vjeçar ka luajtur në skuadra të njohura në Suedi, Holandë, Rumani e Greqi. Bajroviç ka qenë gjithashtu pjesë e Suedisë U17 dhe Suedisë U18!

Klubi i Tiranës i uron Bajroviç mirëseardhje në kampionatin shqiptar dhe suksese me fanellën bardh’ e blu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!