Holanda tregon forcë, Gakpo e Malen thyejnë rumunët

Euro 2024:
Rumani – Holandë 0-3 (Gakpo 20′, Malen 83′, 90+3′)

Holanda është skuadra e parafundit që prek çerekfinalen në Euro 2024. Gjithçka u vendos përballë Rumanisë me plot 3 gola.

Pas një fillimi më të mirë për rumunët do të vinte minuta e 20′-të teksa portokallinjtë e Ronald Kuman me anë të Gakpos shënojnë golin e parë. Lojtari i Liverpul provoi dhe shënoi dhe në pjesën e dytë të vuloste kualifikimin por VAR i mohoi festën për një pozicion të parregullt.

I hedhur në pjesën e dytë, sulmuesi i Dortmund, Malen, merr përsipër të shfaqet produktiv teksa në limite të kohës së rregullut (83′) shënoi dhe të dytin duke shuar përfundimisht shpresat e rumunëve për të qëndruar në garë. Sërish ai merr vëmendjen në shtesë duke mbullur me të tretin pas asisitimit të Simons.

Kështu Holanda ia del të kalojë një provë të lehtë edhe në letër pa surprizuar me mendjen tani te ndeshja e radhës çerekfinale që do të jetë përballë fitueses së çiftit Austri – Turqi./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!