Empoli vendos trajnerin e ri, D’Aversa kontratë…

Ekipi toskan në gjirin e të cilit janë Ismajli dhe Stiven Shpendi zyratrizon teknikun e ri.

Roberto D’Aversa është trajneri i ri i Empolit. Trajneri, njofton klubi toskan në një shënim, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026. Ai merr vendin e kolegut të tij Davide Nikola i cili drejtoi Empolin nga janari 2024.

Përveç trajnerit D’Aversa, stafit teknik të ekipit të parë italian do t’i bashkohet edhe Salvatore Sulo, në rolin e ndihmës trajnerit, Marko. Piçioni, bashkëpunëtor teknik, Luixhi Turçi, trajner i portierëve, Danilo Mazi dhe Rikardo Ranjaçi trajnerë atletike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!