Lushkja dhe Kasa nderojnë Egnatian, Tirana mundet nga Struga

Egnatia zhvilloi sot një test me Mariborin në Slloveni me fillim orën 17:00. Në këtë miqësore të programuar me kohë 2×60′, skuadra e Edlir Tetovës u mund në pjesën e parë me dy gola të Reduan Bourles dhe Hilal Soudani ndërsa në 60′ minutat e dyta, Regi Lushkja ngushtoi fillimisht në 2-1 (96′) dhe më pas barazoi 2-2 në të 106′ me Redi Kasën.

Po në 17:00 të kësaj të premtje Tirana tu takua me Struga Trim&Lum në Strugë duke humbur me shifrat minimalë 1-0. Goli i vetëm për struganët u shënua në fillim të pjesës së dytë (53′) me autor Marjan Radeski.

Ndërkaq Vllaznia pasi ka luajtur testin me Buduçnost (humbur 1-3) sot përballet po në miqësore me Zrinjski Mostar (18:00).

Miqësore sot:

Maribor- Egnatia 2-2

Struga- Tirana 1-0

Zrinjski Mostar- Vllaznia 18:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!