Histori dhe Nostalgji/ Barcelona rikthehet në Vlorë, miqësorja…

Flamurtari bëri histori para viteve 90′ teksa u përball edhe me Barcelonën brilante të kohës duke lënë gjurmë në eventet e UEFA-s.

Ndërkaq prej muajsh Shoqata e Veteranëve të Vlorës nisi kontaktet me homologët e tyre Blaugrana teksa nesër sipas organizatorëve, në orën 19:30, nën siglen: “Histori dhe Nostalgji” do të luhet miqësorja epike Flamurtari -Barcelona.

Kështu Barcelona e viteve ’85-’90 ka mbërritur sot në Tiranë dhe pas udhëtimit drejt Vlorës ka nisur me axhendën e saj ku përfaqësues të klubit të kohës u shfaqen në një konferencë shtypi.

Të shtunën hyrja në stadiumin Flamurtari është falas teksa Ruci, Çipi, Kushta, Iljadhi, Memushi dhe të tjerë kampionë vlonjatë të kohës pritet të zbresin sërish në fushë. Ndaj Barcelonës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!