Gati dy sfidat e fundit të Grupit E, formacionet

Nis dita e fundit e ndeshjeve në fazën e grupeve me duelet Ukrainë-Belgjikë (në Shtutgart), si dhe Sllovaki-Rumani (në Frankfurt), takime të vlefshëme për Grupin E të Kampionatit Europian 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Belgeve iu mjafton barazimi për të kaluar sikundër dhe Rumanisë e Sllovakisë ndërsa për Ukrainën lipset fitorja. Gjithnjë nëse te sfida e Frankfurtit ndeshja ndalet barazim.

Të dyja sfidat nisin në 18:00

Formacionet zyrtare:

Ukrainë-Belgjikë:

Ukraina: Trubin; Mikolenko, Matvjenko, Svatok, Zabarni, Timçik; Sudakov, Brazhko, Shaparenko; Dovbyk, Jamernçuk. Tr: Serxhi Rebrov

Belgjika: Kastil; Vertongen, Faes, Teate, Kastanje; De Bryjne, Onana, Tielemans; Doku, Trosard, Lukaku. Tr: Domeniko Todesko.

Sllovaki- Rumani

Sllovakia: Dubravka; Hançko, Shkriniar, Vavro, Pekarik; Duda, Lobotka, Kuçka; Haraslin, Staleç, Shranz. Tr: Françesko Kalzona

Rumania: Nita; Ratiu, Dragushin, Burça, Bançu; Marin; Haxhi, Marin, Staniçu, Koman; Dragush.  Tr: Eduard Iodanesku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!