Copa America/ Argjentina kualifikohet me golin e Lautaros, Kanadaja merr 3 pikë

Kupa e Amerikës luajti ndeshjet e dyta në Grupin A. Fillimisht ishte Kanadaja e cila kaloi 0-1 Perunë me golin e Xhonatan Dejvid kur kronometri shënonte minutën e 74′.

Në ndeshjen tjetër Argjentina mundi po 0-1 Kilin në duelin e luajtur në Nju Xhersi. Golin e vetëm të takimit për kampionët e botës në fuqi e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 88′-të. Argjentina kalon në turin tjetër.

Ndërkaq duke hyrë data 27 qershor radha e Grupit B. Në fushë do të jenë duelet: Ekuador-Xhamajkë (00:00) dhe Venezuelë- Meksikë (03:00). /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!