Bashkia Tiranë/ Partizani merr ‘çekun’ e titullit të sezonit të kaluar

Fitoi titullin kampion 2022/2023 Partizani merr shpërblimin e përmtuar nga Bashkia Tiranë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka pritur në ambientet e bashkisë presidentin e klubit Partizani Gazment Demi dhe drejtues e përfaqësues të tjerë klubit të kuq, për t’i dorëzuar çekun e shpërblimit. 

Veliaj në ceremoninë e rastit i dorëzoi presidentit Demi çekun prej 15 milionë lekësh (të reja) si shpërblim për klubin e futbollit Partizani teksa arriti në 17 tituj kampion në histori.Kryebashkiaku e kishte deklaruar prej disa viteve se çdo klub kryeqyteti që fiton titullin do marrë shpërmblim nga institucioni që ai drejton. Dje u bë fakt

Njoftimi i klubit Partizani: 

Bashkia e Tiranës ka shpërblyer klubin e futbollit Partizani me shumën prej 15 milionë lekësh (të reja) për titullin kampion të fituar në sezonin 2022-2023. Kryetari i bashkisë Z.Erion Veliaj ka pritur në ambientet e bashkisë presidentin Gazment Demi dhe përfaqësues të klubit të futbollit Partizani. Kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e rastit i dorëzoi presidentit Demi çekun prej 15 milionë lekësh (të reja) si shpërblim për klubin e futbollit Partizani i cili i dhuroi një tjetër titull kampion kryeqytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!