Ukraina përmbys sllovakët, Grupi E bëhët…lëmsh

Euro 2024, Grupi E:
Sllovaki – Ukrainë 1-2

Ukraina merr me përmbysje fitoren e saj të parë në Euro 2024. Përballë Sllovakisë në Grupin E luajtur në Duseldorf, Shaparenko dhe Jaremçuk shpëtuan ukrainasit nga një tjetër humbje dhe i mohuan sllovakëve një tjetër fitore surprizuese.

Shranz kaloi përpara Sllovakinë në minutën e 17′-të, ndërsa Ukraina mblodhi forcat për të reaguar në pjesën e dytë. Shaparenko 10 minuta pas startit të së dytës dhe Jaremçuk 10 minuta para përfundimit i dhanë fitoren e çmuar ukrainasve.

Tashmë gara në Grupin E është bërë mjaft interesante teksa tre skuadra kryesojnë me mga 3 pikë. Rumania, Ukraina dhe Sllovakia lënë pas Belgjikën e 0 pikëve që përballet nesër në mbrëmje me Rumaninë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!