Spanja superfuqi, mund Italinë dhe kalon si e parë nga Grupi B

Euro 2024, Grupi B:
Spanjë – Itali 1-0 (Kalafiori (OG) 55′)

Spanja është e kualifikuara e parë nga Grupi B. Një fitore minimale ndaj Italisë me autogolin e Kalafiorit. Megjithatë me një portier prapa si Donaruma teksa në disa raste ruajti “nderin” formacionit të Spaletit nga turpërimi me gola të tjerë.

Ligjin e bëjnë pikërisht iberikët edhe pse shumë raste nuk u finalizuan sic duhet me italianët që thyen vetveten në minutat e para të pjesës së dytë. Kalafiori shtyu një top në rrjetën e gabuar duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e Spanjës.

Nuk mjaftuan fragmentet e fundit të sfidës që Italia të kundërpërgjigjej e as që spanjollët të thellonin.

Kështu, Spanja merr e vetme kryesimin e Grupit B dhe fut në xhep biletën e fazës së radhës, ndërsa Italia, Shqipëria dhe Kroacia do ndajnë mes tyre biletën e mbetur./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!