Miqësoret e moshave U17/ Shqipëria mund Azerbajxhanin në Rrogozhinë

Shqipëria U-17 luajti ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit U-17 në stadiumin “Egnatia Arena”. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin e thellë 4-1, teksa golat i shënuan Emiljano Mihana (x2) dhe Gabriel Kulla (x2).

Shqipëria U-17 e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen me Azerbajxhanin U-17: Daniel Culi (GK), Kris Gecaj (C), Lukas Cekrezi, Fabian Nuhaj, Andreas Llana, Darli Kurti, Serxho Vogli, Gabriel Kulla, Rikardo Shehi, Alen Vukaj dhe Emiljano Mihana.

Ndeshja miqësore në “Egnatia Arena” nisi shumë mirë për Shqipërinë që zhbllokoi rezultatin në minutën e 7-të me Emiljano Mihanën.

Sërish kuqezinjtë ishin më kërkues dhe pas disa rasteve gjetën golin e dytë po me Emiljano Mihanën në të 27-ën. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

Edhe në fraksionin e dytë kuqezinjtë dominuan lojën dhe shënuan golin e tretë në të 61-ën me Gabriel Kullën. Azerbajxhani U-17 ngushtoi diferencën në minutën e 70-të duke i çuar shifrat në 3-1. Megjithatë kuqezinjtë nuk e ulën ritmin dhe realizuan edhe golin e katërt sërish me Gabriel Kullën në minutën e 77-të.

Në fund sfida u mbyll me fitoren e Shqipërisë me rezultatin e thellë 4-1. Kjo ishte edhe miqësorja e dytë e Kombëtares U-17 me Azerbajxhanin U-17. Këto teste miqësore i shërbejnë stafit teknik U-17 për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te raundi i parë kualifikues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!