Partizani me fat në short, Vllaznia gjën Valur, goglat e dërgojnë Tiranën në Gjeorgji

Tri skuadrat e Superiores; Partizani, Vllaznia dhe Tirana mësuan rivalet e turit të parë eleminatorë të Ligës së Konferencës për edicionin 2024-2025. Ata ishin të rreshtuara në vazon e skuadrave favorite në short, me mundësi reale për të peshkuar kundërshtarë të lehtë.

Partizani pati fat pasi të kuqtë u shortuan me Marsashlok të Maltës e cila ka pak histori europiane. Nga ana e saj Vllaznia vihet përballë islandezëve të Valur, me mundësi të barabarta për të ecur më tej.

Ndërkohë i vështirë rrugëtimi i Tiranës. Bardheblutë u vendosën përballë Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë. Fakti që në Gjeorgji kampionati është duke u luajtur rregullisht, një tjetër tregues në dëm të ekipit të Shkëmbit.

Të tre skuadrat e Superiores i luajnë ndeshjet e tyre të para në transfertë.
Ndeshjet e këtij raundi të Conference League do të zhvillohen në datat 11 dhe 18 korrik, me datat dhe oraret e sakta që do publikohen nga UEFA më datë 21 qershor.

Shorti, Conference League

Torpedo Kutaisi (Gjeorgji) – Tirana

Marsashlok (Maltë) – Partizani

Valur (Islandë) – Vllaznia

FC Noah (Armeni) – Shkëndija Tetovë

Malisheva – Buduçnost (Mali i Zi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!