Gjimshiti: Duhet të reagojmë ndaj Kroacisë

Kapteni kuqezi Berat Gjimshiti, doli sot në konferencë për mediat para ndeshjes kundër Kroacisë, në program nesër ora 15:00 në Hamburg.

“Sigurisht që nga kjo ndeshje, gjëja e parë që mund të them është që Kroacia është në rolin e favoritit dhe u duk edhe në ndeshjen e parë ndaj Italisë. Që në këto ndeshje kaq të vështira, ku ke përballë kampionë siç mund të themi, duhet të kesh përqendrimin për të gjithë 90 minutave, çdo gabim të vogël apo problem që ke në fushë, do ta bëjnë një gol dhe ndryshon loja aq shpejt. Ne ishim pak në shok në atë moment dhe besoj se duhet të ndryshojmë këtë në ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë.

Pasaliç? Kur kam qenë në ekip bashkë sigurisht kemi bërë shaka, gjëja që ka mbetur në kokë është që tha se Kroacia nuk ka luajtur kurrë kundër Shqipërisë dhe besoj që do të jetë shumë e bukur dhe kemi qeshur bashkë e do shihemi në fushë, është një djalë i mirë që e njoh prej 6 vitesh a më shumë.

Është shumë e rëndësishme, besoj se psikologjia është me rëndësishme në këtë moment se lodhja fizike se bën ndryshimin në lojë. Sigurisht kam folur me disa lojtarë, e sigurisht duhet të japësh kurajë për nesër, nuk ishte e lehtë të luajë dhe kishim pritshmëri ndryshe. Por duhet të dalim me eksperiencë, përmirësohemi e mësojmë diçka nga ajo. Unë kam më shumë vite, eksperiencë më të madhe, mundohem të ndihmoj më të rinjtë se këto gjëra ndodhin e do të kesh ndeshje të tjera në jetë që mund të jenë më keq se me Italinë ndaj duhet të vazhdosh”.

Kam thënë edhe pas pjesës së parë me Italinë, që e linim shumë thjeshtë zonën tonë. Duhet ta ndalësh pak ritmin e kundërshtarit, sepse kundërshtar me nivel kaq të lartë të bën dëm. Nuk duhet të jesh vetëm i bukur në fushë, por edhe i pisët e të marrësh atë që meriton.

Për ta nuk ka qenë një ndeshje e mirë. Kanë humbur 3-0. Nuk ishte ndeshje e lehtë për ta. Duhet të reagojmë. Do të shohim nesër se kush do të fitojë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!