Tremb Spanja, e mbyll me ‘manita’ testin e fundit

Në ‘Palma de Majorka’, Spanja e Luis de la Fuente shkatërron 5-1 Irlandën e Veriut në miqësore. Të gjëndur në disavantazh të një goli, skuadra iberike barazoi me Pedrin në të 12′ për të kaluar përpara me Moratën kur luhej e 18′-ta minutë.

Rivalët e Shqipërisë në Grupin B, shënuan sërish asin e Barçës. Pedrin në të 29′ dhe të katërtin me Fabian Ruiz në të 35′-ën.

Në të dytën spanjollët shtuan me Orjazabal në të 60′ duke mbyllur praktikisht takimin.

Në këtë miqësore, trajneri i ‘Furive të Kuqe’ aktivizoi thuajse të gjithë titullarët. Rezultat ky që sikundër Kroacia sot (fitoi në Lisbonë me Portugalinë 1-2) vënë në presion Italinë dhe Shqipërinë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!