Papa Françesku bekon Kroacinë: Qëndroni të bashkuar, lutuni…

Ati i Shenjtë Françesku priti sot në mëngjes kryesinë dhe lojtarët e ekipit kroat të futbollit në Vatikan.

Në fillim të audiencës, Papa Françesku uroi kombëtaren për fitimin e vendit të tretë në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar.

Ai i tha ekipit kroat se, duke luajtur futboll, ka nderin të përfaqësojë kombin e tij. Si zakonisht kur takohet me sportistë, ai theksoi rëndësinë e bashkimit. Më pas ai dha një bekim dhe kërkoi nga pjesëmarrësit që të luten edhe për të.

Presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustiq, i ka dhuruar Atit të Shenjtë fanellën e kombëtares kroate me emrin Franjo dhe numrin 1 dhe një top lëkure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!