Italia ndalet pa gola, Zvicëra e Portugalia e nisin lart

Shtatë ndeshje miqësore sot në Europë përpara se skuadrat e kualifikuara të luajnë Europianin në Gjermani.

Vemedja ishte në ‘Dall Ara’ të Bolonjës aty ku rivali i Shqipërisë në Grupin B ‘Gjermani 2024’, Italia, luajti miqësoren me Turqinë e Montelës.

Ndonëse skuadra e Spaletit e nisi më mirë dhe krijoji supermaci territoriale (goditi shtyllën me Kristante) në pjesën e dytë, turqit me Çalhanoglu brilant në mesfushë, ishin më prezentë dhe mbajtën ndeshjen te shifrat finalë 0-0.

Në fakt rreth miutës së 77′ në tribuna nisën vërshëllimat e para të tifozerisë vendase ndaj preformancës së ‘Axurrëve’. Ide të pakta, mungesë përqendrimi e në fund 0-0. Italia nuk frikëson…

Miqësore sot:

Slloveni- Armei 2-1

Zvicër- Estoni 4-0

Rumani- Bullgari 0-0

Portugali- Finlandë 4-2

Irlandë-Hungari 2-1

Austri- Serbi 2-1

Itali- Turqi 0-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!