Finale e CL/ Athina blindon stadiumin e AEK, 6 mijë policë…

Finalja Olimpiakos- Fiorentina alarmon organizatorët, masa të larta sigurie për të evituar trazirat mes tifozëve grekë të AEK, Olimipakos dhe Panathinakios. Paradoksale…

Janë rreth 6 mijë policë grekë të mobilizuar për finalen e Ligës së Konferencës për nesër në mbrëmje (21:00), në ‘Agia Sofia’ (33 000 vende), shtëpia e AEK Athinë, teksa përballen Olimpiakos-Fiorentina.

Ajo që shqetëson forcat e policisë greke nuk janë rreth 10 mijë tifozët e Fiores prezent në Athinë, por marrëdhëniet mes tifozëve të skuadrave athinase. Në Greqi çështja e dhunës që lidhet me sportin është mjaft e ndërlikuar, aq sa për rreth 10 vite ndeshjet jashtë fushe janë ndaluara për tifozët respektivë.

Në fakt, Olimpiacos do ta luajë finalen në stadiumin e ri të rivalëve të tyre AEK Athinë, por për shkak të dispozitave të autoriteteve, nuk do të mund të futen me ngjyra të tjera përveç atyre të dy skuadrave finaliste.

Frika për përplasje dhe prita në zonën përreth stadiumit, ku për më tepër mund të depërtojnë edhe ultrasit e Panathinaikos, një tjetër skuadër athinase, tifozët e të cilit dje, pritën ekipin e basketbollit që fitoi Euroligën në Berlin.

Një kombinim faktorësh që lidhen me trazira kanë bërë që masat e sigurisë u rritën në maksimum./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!