Ten Hag në rol moderatori: Sjellim FA Cup në ‘Old Trafford’

Dështoi totalisht për të ringritur në nivele ‘Championsi’ skuadrën e tij Mançester Junajtid. Erik ten Hag i ardhur me bujë nga Ajaks verën e 2022, u shfaq pas fitores me Njukasëll në rolin e një moderatori teksa nisi të komunikojë live me tifozët…

Në përfundim të ndeshjes së fundit në shtëpi të vitit, dhe dhjetë ditë para derbit të Wembley me Mançester Sitin për finalen e Kupës FA, trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag iu drejtua mbështetësve të Old Trafford:

“Në emër të lojtarëve, stafit dhe emërin tim, dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e shkëlqyer gjatë këtij sezoni.

Ju premtoj se lojtarët që dalin në fushë do të japin gjithçka për ta marrë atë trofe dhe për ta sjellë në Old Trafford. Jemi të sigurt që do të jeni aty për të na mbështetur. Faleminderit, ju jeni mbështetësit më të mirë në botë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!