Feston si Ronaldo, Xhekson: E kisha idhull që i vogël

Ronaldo shënon dy gola spektakolarë (veçmas i dyti personal) në fitoren 3-0 këtë mbrëmje me Al Nasr-in e tij ndaj Al Akhdod por një fans i tij me një koment special vjen nga Premier League.

Duke folur për The Telegraph, sulmuesi i Çelsit, Nikolas Xhekson donte të komentonte kënaqësinë e tij, ardhur pas imitimit si ‘SIU’ të Kristiano Ronaldos, fill pas het-trikut të shënuar kundër Totenhamit në fitoren 4-1 dy javë më parë:

“Kur isha i vogël unë e doja Kristiano Ronaldon. E kisha emrin e tij në një bluzë që e kisha veshur gjithmonë. Jo një bluzë reale sepse janë të shtrenjta, kështu që nuk mund t’i përballoja ato fanella. Por kisha një bluzë me një “7 Ronaldo” e shkruar mbi të me stilolaps, e kisha bërë vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!