Editoriale/ Kombi është me Dukën

Sportiim.al

Për të ngritur një Komb në këmbë, lipset një lider. Një që qëndron mbi liderët. Armand Duka me hapin e tij të ‘shfrenuar’ në pak vite, duket se ka përmbushur (i) më së miri këtë mision.

Si? Me lojën magjike të futbollit, konsolidimit dhe perfeksionit absolut të institucionit të tij që drejton prej vitesh… me gjithështrirjen e hallkavae fituese në vend, përmirësimin e dukshëm të infrastrukturës, bazën materiale falas në “katedrat” e vogla të futbollit, ngritjen në nivele profesionale të futbollit të Femrave, funksionimin e Rajonaleve e deri te përzgjedhjet e stafeve teknike dhe jo vetëm, të ekipëve Kombëtare etj.

Në 2016, Shqipëria e ‘tij’ për herë të parë në Francë me europianin e fazës finale. Prezantimi dinjitoz, Europa nisi të flasë më shumë për Shqipërinë.

Me ciklin e ri, befas na shfaqet një president disa herë më kërkues. Zgjedh dhe emëron një trajner si Silvinjo për të “harruar “ata që nuk ia dolën t’i përmbushnin objektivat. Në fakt, dje, braziliani, i përgjedhuri ekstra i Dukës, i ka “fshirë” të gjithë…

Ndërsa Shqipëria luajti mjaft mirë në Poloni, fitoi me Moldavinë, po ashtu me Ishujt Farore, mundi plot klas Poloninë në Tiranë dhe barazoi në “Fortuna Arena” (Pragë) me Republikën Çeke e më pas e gjunjëzoi të enjten në ‘Air Albania Stadium’ 3-0, Armand Duka, së fundi Zv.President i UEFA-s praktikisht e paralelisht i ka mundur të gjithë “liderët” në qarkullim. Kombi është me të!

Koha Jonë:

“Mbrëmë fituam si në legjenda! Kishim përballë një rival të fortë, në mos të pamundshëm, por kombëtarja shqiptare fitoi bindshëm, duke hedhur hapin final drejt Europianit në Gjermani që zhvillohet vitin tjetër.

Natyrisht që fitorja është e ekipit, por ekipi kërkon dhe trajner e që Sylvinho është i paparë, kjo duket në pak ndeshje, ku jemi si asnjëherë në histori, në krye të grupit tonë për në Euro 2024.

Që të gjesh trajner dhe t’i krijosh kushte një ekipi kombëtar duhet dhe një president futbolli; vizionar, europian në sjellje dhe ide, e ai është pikërisht Armand Duka.

Ai ka shumë vite në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, shumë hamendje kanë qarkulluar për të dhe ekipin pas tij, por e verteta duket në dritë të diellit; ai fiton se punon dhe këtë e tregoi edhe zgjedhja si zv/president i UEFA. Bile kur u votua si anëtar Komiteti Ekzekutiv të UEFA, nga krejt federatat e shteteve europiane, ai mori me shumë vota se çdokush.

Shqipëria po lufton politikisht të futet në BE; është një udhë e gjatë, e vështirë, plot zigzake dhe pabesira, përveç sherrnajes shqiptare ku hamë me shumë njeri –tjetrin se sa kundërshtarin.

Armand Duka na çoi para 8 viteve në Europë, pra në Europian në Francë, ku bëmë histori si popull i cili manifestoi kulturë, aq sa francezët thonin se “ju duam Shqipëri”.

Dhe Armand Duka po na merr për dore prapë drejt Europianit në Gjermani, vitin tjetër.

Pra Shqipëria me Armand Dukën po shkon në Europë, kurse politika po e vonon Europën.

Si me gjysëm shaka kanë filluar në rrjetet sociale të shkruajnë “e pse të mos e bëjmë në vitin 2027 Armand Dukën president Republike, që të shkojmë në BE?!”.

Sido të jetë, në futboll ka edhe fat, por që të vijë fati duhet ekip, punë, ndërtim infrastrukturë, zinxhir ekipesh, fusha, investime, etj. Dhe këto janë bërë në epokën e presidencës Duka.

Ndërkohë, reagime ka patur dhe nga media të tjera. CNA del me editorialin : “Kur Erion Veliaj do t’i kërkojë falje Armand Dukës?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!