Duka: Tetori më i bukur, Kombëtare që lumturon

Ka shpërthyer dhe ai. Njeriu i parë i futbollit shqiptar, Presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Legjitime! Tani duket se ‘Gjermania 2024’ mbetet vetëm “2 kilometra” larg. Mision i përmbushur teksa Duka e prek dhe e ndan suksesin me protagonistët.

Në Facebook ai shkruan;

Nuk jemi në ëndërr! Fitorja na përket NE. 3 pikët na përkasin NE. TRE GOLA i shënuam ne! Vendi i parë është i yni! Ky është padyshim tetori më i bukur i 8 viteve të fundit. Gjithmonë fatsjellës për ne. 8 vite më parë u kualifikuam në finalet e “EURO 2016” ndërsa sot jemi shumë pranë finaleve të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Çfarë emocionesh! Çfarë nate! Çfarë lojtarësh! Çfarë tifozerie! Kjo Kombëtare di vetëm të na lumturojë, të na mbushë sytë me lot gëzimi. Fjalët janë të pakta për të përshkruar fitoren e sotme. Çekia ishte kundërshtari më në formë i këtij grupi, por kjo Kombëtare është padyshim një tjetër nivel. E pakrahasueshme! E merituam plotësisht, ndaj le të këndojmë e të festojmë të gjithë bashkë sonte kudo ku ka shqiptarë. Edhe dy ndeshje kanë mbetur. Edhe dy finale drejt ëndrrës ‘Gjermani 2024’.

Faleminderit lojtarë, faleminderit stafi teknik. Një falënderim të veçantë meriton edhe tifozeria jonë për sjelljen e përkryer dhe për mbështetjen e pakursyer ndaj Kombëtares.

Shqipëri, sa fort të duam! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!