Zyrtare/ Botërori 2030 në tre kontinente

Infantino: “Në një botë të ndarë, FIFA dhe futbolli po bashkohen”.

Zyrtare: FIFA ka konfirmuar se Kupa e Botës 2030 do të luajë ndeshjet hapëse në Argjentinë, Uruguaj dhe Paraguaj, përpara se të kalojë në Spanjë, Portugali dhe Marok për fazat e fundit.

Xhani Infantino ndër të tjera në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s

“Në vitin 2030 do të kemi një gjurmë unike globale, tre kontinente dhe gjashtë vende që mirëpresin dhe bashkojnë botën ndërsa festojmë së bashku lojën e bukur, njëqindvjetorin dhe Kupën e Botës FIFA.

Ndeshja hapëse në “Estádio Centenário” në Montevideo (Uruguai). Aty ku u luajt ndeshja e parë e një Botërori”.

Ndeshjet hapëse:
Argjentinë
Paraguaj
Uruguai

Pjesa tjetër e Botërorit 2030:
Marok
Spanjë
Portugali

Në 100 vjetorin e Botërorëve; 6 shtete, 3 kontinente, 1 Botëror./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!