Në Europë/ Napoli- Lacio dhe sfidat e mëdha europiane në 5-së ligat…

Europa e futbollit elitar ofron sot sfida inteersante. Në Premier League, kampionatin më spektakolar në planet, do të zhvillohen 6-të takime (java e 4) me Brajton-Njukasëll që mbyll në 18:30. Nis Shefild Utd-Everton (13:30) ndërsa në 16:00 vijnë; Brentford- Buornemuth, Bërnli- Totenhem, Çelsi- Notingem Forest, Siti-Fulhem.

Po 6-të përballje vijnë nga Bundesliga teksa Borusia Mynshengladbah- Bajern Mynih ul siparin e ditës në orën 18:30.

Serie A, ka në program 4 takime. Bolonja-Kaljari, Udineze- Frozinone, Atalanta- Monza dhe Napoli-Lacio janë sfidat e javës së 3-të.

Brest- Rëne dhe Monako Lens dy ndeshje në Ligue 1.

La Liga Santander, zhvillon këtë të shtunë ndeshjet: Sociedad- Granada (16:00), Real Madrid- Getafe (16:15), Alaves- Valencia (18:30) dhe Betis Sevilje- Rajo Vajekano (21:00)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!