Lacio ndëshkon Napolin në “Maradona”, Haland dhe Siti, Reali pikë të plota

  • Ditë intensive futbollistike. Në 5 ligat më të forta në kontinent, ndeshjet e sotme treguan se surprizat mund të vijnë nga të gjitha drejtimet. Fitorja e Lacios në Napoli, ajo e Notingem ndaj Çelsit. Bie Njukasëll, Reali fiton me vështirësi në derbi me Getafe…

I pandalshëm Mançester Siti në Premier League. I pandalshëm edhe Haland që në fitoren 5-1 ndaj Fulhem shënoi tripletë për të vijuar me shpërthimin e tij. Nga ana tjetër Çelsi nuk di t’i kapërcejë kohët e vështira dhe pëson humbjen e radhës përballë Notinghem Forest.

Sakaq, Real Madrid nuk pajtohet me asnjë rezultat tjetër në La Liga veç fitores. Madrilenët kaluan me jo pak vështirësi Getafen duke përmbysur shifrat në 2-1 me Bellingham në shtesë. Ndërkohë Granada e Uzunit rikthehet te humbja ndaj Real Sociedad.

Serie A solli një tjetër super përballje këtë mbrëmje me kampionët në fuqi që u dorëzuan ndaj Lacios. “Shqiponjat” fituan 1-2 dhe morën pikët e para të sezonit. 3 gola për 3 pikë edhe Atalanta që mposhti Monzën dhe ngjitet e treta në renditje.

Në Bundesligën gjermane Bajerni i Mynihut arriti të përmbyste shifrat ndaj Gladbah duke u ngjitur në krye me pikë të plota, ndërsa në Francë Monako kryeson tabelën e klasifikimit pas fitores 3-0 përballë Lens.

Rezultatet:

Premier League:
Shefild Utd – Everton 2-2
Brentford – Burnemuth 2-2
Bërnli – Totenhem 2-5
Çelsi – Notinghem Forest 0-1
Mançester Siti – Fulhem 5-1
Brajton – Njukasëll Junajtid 3-1

La Liga:
Real Sociedad – Granada 5-3
Real Madrid – Getafe 2-1
Deportivo Alavesh – Valencia 1-0
Real Betis – Rajo Vajekano 1-0

Serie A:
Bolonja – Kaljari 2-1
Udineze – Frosinone 0-0
Atalanta – Monza 3-0
Napoli – Lacio 1-2

Bundesliga:
Augsburg – Bohum 2-2
Bajer Leverkusen – Darmshtad 5-1
Hofenheim – Volfsburg 3-1
Shtutgart – Frajburg 5-0
Verder Bremen – Mainz 4-0
Borusia Gladbah – Bajern Mynih 1-2

Ligue 1:
Brest – Renë 0-0
Monako – Lens 3-0/Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!