Kthehet Liverpul, ndalet Juve, Barça bën 4-ër

Përgatiti: Sara Gjidiaj

U luajtën sot tre sfidat e fundit të javës së tretë të Premier League. Siti vijon serinë e fitoreve kësaj radhe ndaj Shefild Junajtid teksa Haland shënon sërish. Edhe Liverpul mori një fitore të vështirë me përmbysje përballë Njukasëll Junajtid ndërsa Aston Vila mposhti 1-3 Bërnlin.

Akti i tretë edhe në Spanjë ku Vijareal – Barcelona ishte një spektakël golash e në fund triumfuan kampion në fuqi në shifrat 3-4. Osasuna siguroi fitoren në limite me Valencian ndërkohë që Atletik Bilbao – Real Betis u mbyll 4-2.

Serie A nuk mungojnë surprizat. Juventus – Bolonja nuk shkoi më shumë se 1-1 ndërsa Lacio u dorëzua përballë Xhenovas. Barazim edhe në Fiorentina – Leçe teksa Napoli nuk gabon.

Java e dytë e Bundesligës risolli në fushë kampionët e Bajernit që nuk llogarisin as Augsburgun bavarez. Nga ana tjetër Mainz – Eintraht Frankfurt nuk njohu fitues. Sakaq, në Ligue 1 kryesfida e ditës Nicë – Lion u mbyll me rrjeta të paprekura.

Rezultatet:

Premier League:
Bërnli – Aston Vila 1-3
Shefild Utd – Mançester Siti 1-2
Njukasëll Junajtid – Liverpul 1-2

La Liga:
Vijareal – Barcelona 3-4
Valencia – Osasuna 1-2
Atletik Bilbao – Real Betis 4-2

Serie A:
Juventus – Bolonja 1-1
Fiorentina – Leçe 2-2
Lacio – Xhenova 0-1
Napoli – Sasuolo 2-0

Bundesliga:
Mainz – Eintraht Frankfurt 1-1
Bajern Mynih – Augsburg 3-1

Ligue 1:
Renë – Le Havre 2-2
Klermont – Menz 0-1
Montpelje – Reims 1-3
Strasburg – Tuluzë 2-0
Lorient – Lilë 4-1
Nicë – Lion 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!