Arsenal ndalet në derbi, Uzuni goli i parë sezonal

Një sërë sfidash të zhvilluara ditën e sotme për llogari të kampionateve me të rëndësishme të arenës europiane. Nga Anglia, Arsenal – Fullham nuk nxorri fitues, ndërsa Mançester Junajtid dhe Totenhem triumfuan përballë Notingham Forest dhe Burnemuth.

Në La Liga vijon xhiroja e tretë e cila solli dhe golin e parë sezonal të Uzunit. Sulmuesi kuqezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për t’i vënë vulën fitores 3-2 të Granadës përballë Majorkës së Muriqit. Kadiz – Almeria u mbyll 1-1, teksa Xhirona mundi në udhëtim Seviljen.

Surpriza ka nga Serie A ku Atalanta u mposht 2-1 nga Frosinone, ndërsa Monza ndëshkoi 2 herë Empolin. Edhe në mbrëmje Roma u befasua nga Verona, ndërsa Milan shkatërroi Torinon 4-1.

Sakaq, në kampionatin gjerman Borusia Dortmund u ndal në barazim nga Bohum, teksa në Ligue 1 PSG nuk ndal hapin dhe kalon Lens me 3 gola.

Rezultatet:

Premier League:
Burnemuth – Totenhem 0-2
Arsenal – Fullham 2-2
Brentford – Kristal Palasë 1-1
Everton – Uolves 0-1
Mançester Junajtid – Notingham Forest 3-2
Brajton – Uest Hem 1-3

La Liga:
Kadiz – Almeria 1-1
Granada – Majorka 3-2
Sevilja – Xhirona 1-2

Serie A:
Frosinone – Atalanta 2-1
Monza – Empoli 2-0
Milan – Torino 4-1
Verona – Roma 2-1

Bundesliga:
Bohum – Borusia Dortmund 1-1
Darmshtat – Union Berlin 1-4
Këln – Volfsburg 1-2
Hajdenhaim – Hofenhaim 2-3
Frajburg – Verder Bremen 1-0
Borusia Gladbah – Bajer Leverkusen 0-3

Ligue 1:
Marsejë – Brest 2-0
PSG – Lorient 3-1/Përgatiti: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!