Struga e Partizani sot në fushë, Ballkani nesër…
Sot nisin ndeshjet e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampionëve. Nga skuadrat shqiptare do të jetë Struga ajo që nis e para teksa në fushën e saj skuadra e Shpëtim Duros me start orën 17:00, do duhet të kalojë Zhalgiris Vilnius me të cilën doli 0-0 në udhëtim. Anglezi Darren England gjykon këtë duel.
Ndërkohë në orën 20:00 zbresin në fushë kampionët e Shqipërisë. Partizani i Tiranës do të luajë në Mezokovesd (Hungari) pa tifozë ndaj BATE Borisov e cila vjen me statusin e pritësit. Sfida e parë luajtur në Arenën Kombëtare u ndaj te barazimi 1-1. Skocezi Kevin Klanci është caktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi.
Sakaq Ballkani nga Suhareka e Kosovës do të luajë nesër në këtë kompeticion të Champions League. Ekipi i Ilr Dajës do duhet të mbrojë fitoren e ndeshjes së vajtjes 2-0 pikërisht ndaj kampionëve të Bullgarisë Ludogorets në Razgrad. Ballkani fitoi 2-0 në Prishtinë.
Ndeshjet sot në Champions (të kthimit):
17:00 Struga Trim&Lum-Zhalgiris (0-0)
19:00 Flora- Rakov (0-1)
19:00 Sherif Tiraspol- Farul (0-1)
19:00 Makabi Haifa- Hamrun Spartans (4-0)
20:00 TNS- Hacken (1-3)
20:00 Zrinjski Mostar- Urartu (1-0)
20:00 BATE Borisov- Partizani (1-1)
21:15 Breidablik- Shamrok Rovers (1-0)/Sportiim.al/