Nuk administroi golin, Struga del nga Champions
Champions League, kualifikuese:
Struga – Zhalgiris Vilna 1-2 (Ibraimi 75′ pen/ Kendish 78′, Radiç 83′ ag)
Përmbysje dramatike për Strugën në Champions League me skuadrën e Shpëtim Duros që eleminohet kështu nga ky kompeticion. Teksa ndeshja e parë u mbyll në barazim pa gola, e dyta u vendos brenda harkut kohor të tetë minutave gjatë pjesës së dytë.
Avantazhin për maqedonasit e solli i pari Besart Ibraimi falë një 11-metërshi në minutën e 76′-të, por festa u ndërpre shpejt pasi vetëm 3 minuta iu deshën lituanezëve që të rikthenin baraspeshën.
Një autogol do të vendosë fatet e sfidës pak minuta më vonë me Radiç që do të gabojë në fund të takimit duke i dhuruar kualifikimin miqve të Zhalgiris.
Kështu, ekipi i Duros ku aktivizohet dhe Mazrekaj, titullar në këtë duel, mbyll aventurën në Champions League për këtë sezon që në turin e parë kualifikues.