Lajme shkurt…
Nga fundjava:
Italia U19 fiton europianin e kësaj moshe në Maltë. Në finale, skuadra ‘axure’ mundi 0-1 Portugalinë me një gol të shënuar nga Kajode (19′).
Legia fitoi Superkupën e Polonisë ndaj Rakov me penallti. Në fushë edhe sulmuesi kuqezi Ernest Muçi (64′).
Ekipet italiane Sasuolo dhe Lacio u testuan me dy skuadra amatore. Në evidencë Nedim Bajrami me 3 gola (Sasuolo) dhe Elseid Hysaj një gol (Lacio).
Ai mbetet ‘numri 1’ i kuadratit Kuqezi mirpo Etrit Berisha ka një çështje mbi tavolinë. Portieri i eksperiencës lipset të shohë pozicionin e tij sezonal larg Torinos.
Kolumbiani Huan Kuadrato lë Juven për Interin.Klubi zikaltër pritet ta zyrtarizojë pikërisht sot.
Presidenti i FIGC Gabriele Gravina ka listuar katër emra si menaxherë të kombëtares italiane. Kielini,Bufon,Oriali dhe së fundi Paolo Maldini përbëjnë këtë listë.