Ançeloti te Brazili? Kapelo: Karlo më i miri
“Anceloti trajner i Brazilit nga viti 2024? Jam i lumtur për të, i cili meriton të jetë trajner i një kombëtareje të madhe duke qenë trajneri më i mirë italian. I uroj suksese të mëdha”.
Fabio Kapelo, ish-trajneri i klubeve më prestigjioze në Itali dhe jashtë saj, duke përfshirë kombëtaren e Anglisë dhe Rusisë, tha për LaPresse.
“Cila është vështirësia e kalimit nga klubi në ekip përfaqësues? Kombëtarja është diçka tjetër, duhet të kesh fat të gjesh një grup që dëshiron të ndihmojë, por cilësia e brazilianëve është e padiskutueshme”, vijon Don Fabio.
I pyetur nëse Ançeloti do të jetë në gjendje të thyej tabunë që sheh Kombëtarja e ‘Seleçaios’ pa titull botëror që nga viti 2002, Kapelo ka një bindje: “Carlo ka qenë kudo. Ai ka qenë i mirë kudo dhe do të jetë sërish i mirë këtë herë”.