Mersinaj, Xhixha dhe Skuka firmëtarë golash, Carja tri medalje ari

Peshëngritsja elbasanase Enkileda Carja vetëm 15 vjeç ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Europian U15 të Kishinaut (Moldavi) teksa ka arritur 3 medalje të arta.

Osasuna përjashtohet zyrtarisht nga UEFA me skuadrën baske e cila pas aludimëve për trukime ndeshjesh në të shkuarën ia lë këtë vend në Conference league një tjetër baske-je si Atletik Bilbao.

Jon Mersinaj i shënon golin e fitores (1-0) AEK Athinë në një test miqësor të luajtur sot.

Të njëjtën gjë bëri dhe Redon Xhixha në fitoren e Karabakut 1-0 ndaj CSKA të Sofjes.

Në gol edhe Xhuliano Skuka me skuadrën e re Maribor. Dibrani shënoi në fitorn 2-0 ndaj Slaven Belupo.

Nis era Poçetino te Çelsi i cili sot nisi me përgatitjet sezonale. Lajmi i madh për Shqipërinë nisja e seancave në grup pas rekuperimit të një dëmtimi të gjatë e sulmuesit kuqezi Armando Broja.

Andres Iniesta (39) pas aventurës 5 vjeçare te Visel Kobe në Japoni, pritet të luajë te Inter Majami. Për ish kampionin e botës me Spanjën, ka dhe oferta nga Arabia Saudite.

Monako ka një trajner të ri. Klubi i Principatës, ka bërë të ditur se i’a ka besuar stolin gjermanit Adi Huter, 53 vjeç.

Kukësi mundet 1-2 nga Gjilani i Klodian Duros në miqësoren e luajtur sot në Kukës.

/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!