Zhvillime sportive në pak…radhë

Futbollisti Gabriel Guri 17 vjeç, me origjinë nga Velipoja, nënshkruan kontratë me PSG për moshat.

Luis Enrike do të prezantohet si trajneri i ri PSG. Për spanjollin kontratë dy vjeçare.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Leonardo Bonuçi është afër shitjes. Kapiteni i Juventusit nuk konsiderohet më në qendër të projektit teknik të Juventusit, i cili ia ka përsëritur këtë lojtarit në orët e fundit. Nëse vijnë oferta tërheqëse, klubi torinez do ta lërë të largohet.

Ndalesë e papritur e negociatave mes Hakim Zijec dhe Al Nasr. Siç raporton Footmercato, futbollisti maroken nuk ka kaluar ekzaminimet mjekësore (siç ndodhi në janar me Paris Saint-Germain. Klubi nuk është më i bindur për nënshkrimin e kontratës së paralajmëruar.

Në ballinat e shtypit anglez sot, flitet për marrëveshjen e arritur mes Mançester Junajtid dhe Çelsit për transferimin e Mejson Mount te Djajtë e Kuq.

Paolo Nikolato pas dështimit në Euro 2023 (U21) u largua nga Under 21 e Italisë. Lista e kandidatëve mblidhet në tre emra; Karmine Nunziata, Alberto Bolini dhe Alberiko Evani si pasues të tij.

Romelu Lukaku ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite me vlerë 45 milionë euro në vit

Aston Vila po synon një lëvizje huazimi për anësorin e Barcelonës, Ferran Torres.

Barcelona një hap para për të rrëmbyer talentin e Fenerbahçes 18 vjeçarin Arda Guler. Drejtori Deko gjëndët në Stamboll për të finalizuar lëvizjen.

Kampioni i peshave të rënda Majk Tajson sot feston ditëlindjen e 56-të.

Real Madrid ka përcaktuar së fundi radhën e kapitenëve për sezonin 2023-2024. I pari Naço, më pas Modriç, Karvahal dhe Toni Kros.

/Foto Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!