Dinamo Batum, rivali i Tiranës, në finale të Superkupës

Rivali i Tiranës në Conference League Dinamo Batum kap finalen e Superkupës së Gjeorgjisë.

Në gjysmëfinalen; Torpedo Kutasi-Dinamo Batum nuk mjaftuan minutat e lojës së rregullt (0-0) për të përcaktuar finalistin e parë. Ajo u vendos nga goditjet e penalltive.

Me rezultatin 5-6, Dinamo ia doli të sigurojë finalen duke mbajtur lart moralin përpara sfidës me bardheblutë në ‘Air Albania’ më 13 korrik 2023.

Gjysmëfinalja tjetër po luhet tani mes Dinamo Tbilis-Dila Gori.

Kujtojmë se Dinamo udhëheq kampionatin gjeorgjian me 42 pikë në 19 javë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!