Kante te Al Nasr, francezi blen klubin belg

Moda për të blerë klube futbolli nga futbollistë të caktuar (Ronaldo fenomeni- Vajadolid apo Devid Bekam – Inter Majemi) po përqafohet nga të tjerë futbollistë. Madje ka nga ata që janë ende aktivë.

Rasti:

Ngolo Kante do të transferohet te Al Nasr në Arabinë Saudite, por ndërkohë ai raportohet se ka blerë një ekip belg: Royal Excelsior Virton.

Klubi i blerë nga mbrojtësi shkatërrues, sezonin e kaluar luajti në kategorinë e dytë të futbollit belg dhe ra në nivelin e tretë. Ai kurrë nuk ka luajtur në Jupiler League-n belge.

Virton është një qytet shumë i vogël në kufi me Francën dhe Luksemburgun, i cili ka 11,000 banorë. Ndryshimi i pronësisë sipas Sportmediaset do të bëhet më 1 korrik 2023./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!