Brozoviç te Al Nasr, nesër analizat

Eksperti i merkatos Fabricio Romano shkruan në Twitter se Marcelo Brozoviç i thotë po propozimit të Al Nasr-it.

Paraprakisht duket se është arritur marrëveshja verbale, në pritje të nënshkrimit të të gjitha pikave të kontratës së kroatit me klubin e pasur të Arabisë Saudite.

Ndërkaq me shumë gjasë të premten (nesër) ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas verifikimi përfundimtar i pikave të kontratës.

Marrëveshja që e lidh ballkanasin me Al Nasr do të jetë e vlefshme deri në qershor 2026. Ndërkaq, Interi do të marrë shumën prej 23 milionë euro teksa Brozoviç do të marrë një pagë totale prej 100 milionë euro në tri vite (deri në qershor 2026).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!