Taulant Xhaka sinjale rikthimi te Kombëtarja Kuqezi

Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit po punon për të rikthyer në ekip Taulant Xhakën. Në nëntorin e 2021, mesfushori 32-vjeçar e mbylli me kuqezinjtë pas një konflikti me ish-trajnerin,duke deklaruar fundin me kuqezinjtë.

Pas dy viteve,duket se ka një përpjekje nga Shqipëria për ta rikthyer mesfushorin e Bazelit në Kombëtare, pasi konsiderohet si element i vlefshëm në repartin e mesfushës.

Ishte media zvicerane ‘4-4-2.ch‘ e cila ka raportuar se FSHF po mundohet ta bindë Xhakën të rikthehet te Shqipëria dhe t’i ndihmojë kuqezinjtë për fushtën kualifikuese në Euro 2024.

Sakaq Taulant Xhaka ka luajtur 30 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar 1 gol. Për t’u parë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!