Moldavia para sfidës me Shqipërinë, xhiro në Tiranë

Ata erdhën dje në Tiranë. Rivalja e parë e Shqipërisë në shtëpi për fushatën kualifikuese ‘Euro 2024’, Moldavia, do të përballet me kuqezinjtë nesër në ‘Air Albania Stadium’ (20:45) me shpresën për të mos provuar humbjn e parë në këto kualifikuese.

Të sistemuar në një zonë të ‘Kompleksit Delijorgji’, skuadra kombëtare e Moldavisë u pa sot në këtë zonë duke u relaksuar për të shijuar mjedisin e lirë të Tiranës ndërsa më pas ata do të nisin me axhendën e një seance përgatitore përpara se të shtunën të luajnë ndaj Kombëtares së Silvinjos.

Në Grupin E, Moldavia në dy ndeshje të luajtura në Kishiniev ka marrë 2 pikë. Fillimisht barazuan 1-1 me Ishjut Farore ndërsa ajo me Republikën Çeke, çka bëri dhe surprizën e parë të grupit të Shqipërisë, u ndal te shifrat 0-0./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!