Leao: Dua të luaj në ‘Bernabeu’

Rafael Leao pak para se të shkarkohej Paolo Maldini si drejtor sportiv, rinovoi kontratën me Milanin. Mirpo situata për portugezin duket se ka precipituar në një dëshirë për tu larguar.

Sulmuesi shkruan në ‘Twitter’ se ku ëndërron të luajë në të ardhmen.

Një person në llogarinë e luzitanit, pyet se cili është stadiumi që nuk keni luajtur më parë por që do të donit ta bënit me qejf.

Leao u përgjigj shkurt: ‘Bernabeu’. Një provokim apo vërtetë një ëndërr e sulmuesit të Milanit.

Në fakt, të gjithë në Madrid po presin pasuesin e Karim Benzemasë larguar te Al Itihad në Arabinë Saudite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!