Njukasëll i treti, Everton rrezikon seriozisht, Fiore në finale të Kupës

Nuk ka pushim në Angli, Spanjë dhe Itali me të tjera ndeshje që u zhvilluan ditën e sotme. Premier League solli 3 takime, mes tyre edhe Totenhem – Mançester Junajtid që përfundoi në barazim 2-2.

Mjaft e luftuar përballja mes Spurs dhe “Djajve të Kuq” që kishin avantazhin e dy golave por nuk mundën ta ruanin deri në fund, pasi vendasit reaguan mjaft mirë duke barazuar shifrat dhe duke dalë me 1 pikë nga kjo sfidë.

Sakaq, Njukasëll ngjitet në vendin e tretë falë fitores bindëse ndaj Everton që nuk gjen shpëtim, ndërsa Burnemuth nuk i lë shpresa Sauthemptonit duke e mposhtur me rezultatin 0-1.

Tre duele edhe nga La Liga spanjolle me Valencian që ringrihet falë fitores kundër Real Vajadolid dhe Vijareal që prek vendet europiane pasi mposhti Espanjolin në shifrat 4-2. Vijon 0-0 Atletik Bilbao – Sevilja.

Ndërkaq, Kupa e Italisë njohu dhe finalesten e dytë. Do të jetë Fiorentina ajo që do të sfidojë zikaltërit e Interit. Sfida e sotme ndaj Kremonezes përfundoi në barazim pa gola, por Fioren e favorizon fitorja e parë 0-2 për të prerë biletën e finales së 24 majit.

Rezultatet:

Premier League:
Everton – Njukasëll Junajtid 1-4
Sauthempton – Burnemuth 0-1
Totenhem – Mançester Junajtid 2-2

La Liga:
Valencia – Real Vajadolid 2-1
Vijareal – Espanjol 4-2
Atletik Bilbao – Sevilja 0-0 (në kohë reale)

Kupa e Italisë:
Fiorentina – Kremoneze 0-0 (2-0)/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!