Anglia dhe Spanja nga tri sfida, Lester rrezikon zbritjen në Championship

Në Premier League dhe La Liga gara vijoi edhe ditën e sotme. Tre përballje të programuara në kampionatin anglez dhe tre të tjera në atë spanjoll u zhvilluan këtë të martë.

Për llogari të javës së 33-të, Uolves mposhti Kristal Palasë për një 3-pikësh shumë të rëndësishëm që e distancon nga zona e ftohtë.

Sakaq, Aston Vila pozicionohet në zonën europiane pas fitores ndaj Fulham, teksa Lids dhe Leiçester ndanë nga 1 pikë jo me shumë vlerë për objektivat e tyre.

Për të kaluar në Spanjë aty ku Reali dorëzohet sërish dhe befasohet nga Xhirona me Kastejanos që shënoi plot 4 herë përballë madrilenëve. Ndërkohë, Vinicius dhe Vaskez realizuan 2 golat e tjerë për kampionët në fuqi.

Në dy takimet e tjera, Osasuna u mjaftua me një gol përballë Kadiz, ndërsa Real Betis – Real Sociedad u mbyll në barazim pa gola.

Rezultatet:

Premier League:
Uolves – Kristal Palasë 2-0
Aston Vila – Fulham 1-0
Lids – Leiçester 1-1

La Liga:
Kadiz – Osasuna 0-1
Xhirona – Real Madrid 4-2
Real Betis – Real Sociedad 0-0./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!