Alonso ringjalli ‘Aspirinat’, e do Uest Hem

Uest Hem në vështirësi këtë sezon në kampionat, ka në listën e prioriteteve ndryshimin në stol gjatë merkaton e verës.

Me David Mojes i cili mbyll ciklin në fund të sezonit teksa sipas krerëve të bordit të ‘Çekiçëve’ nuk jep shumë garanci, një nga emrat e parë që shfaqet në radarin e londinezëve është ish legjenda e Realit, Ksavi Alonso.

Sipas The Sun’, trajneri bask do të ishte ai që do të zgjidhej për të zëvendësuar David Mojes në krye të Uest Hem. Klubi është gati t’i ofrojë një projekt të nivelit të lartë.

Alonso në pak kohë, ka arritur të përmbysë plotësisht situatën e Leverkusenit në Bundesligë, një klub që renditjes në vendet e fundit në fillimet e edicionit dhe me sistemin e tij të lojës, e ka kthyer në makineri suksesi duke e piketuar të luftojnë për të hyrë në zonën Champions League.

Gjermanët janë vërtet të kënaqur me paraqitjen e trajnerit bask dhe do të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta bërë atë të qëndrojë më gjatë në klub. Dje Leverkuseni mundi në shtëpi Lajpcig 2-0./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!