Dortmund kap kreun, ndizen Liverpul e Lester, bie Lacio

Kampionatet elitare të Europës kanë hyrë në fazën e emocioneve të forta dhe sfidave me peshë siç ishin këto të sotmet.

Në Angli, përveç gjysmëfinales së Kupës ku Mançester Siti siguroi kualifikimin përballë Shefild Junjatid, u luajtën dhe një sërë përballjesh për javën e 32-të të Premier League.

Mes spektaklit të golave Liverpul mposhti Notinghem Forest në shifrat 3-2 duke e fundosur akoma më shumë këtë të fundit, teksa vetë futet në garën e Europës.

Ringrihet Leiçester falë triumfit me përmbysje në sfidën ndaj Uolves teksa Brentford – Aston Vila dhe Kristal Palasë – Everton nuk njohën fitues. Tre pikë edhe për Fulhem që kalon minimalisht Lids.

Pesë përballje spanjolle këtë të shtunë me Osasunën që nuk lejoi Real Betis të shkonte përpara pasi e mposhti në shifrat 3-2. Ndërkohë ecin Atletik Bilbao dhe Real Sociedad, ndërsa Real Madrid bëri detyrën ndaj Celta Vigos dhe shkon në 8 pikë larg Barcelonës.

Lacio befasoi me një humbje minimale përballë Torinos në takimin e sotëm. Në dy përballjet e tjera Salernitana shënoi 3 herë pa pësuar ndaj Sasuolos ndërsa Sampdoria – Specia ishte i vetmi barazim nga Serie A.

Akoma më interesante gara e kreut në Bundesligën gjermane. Bajerni i Mynihut nuk është më në krye të klasifikimit pas përmbysjes nga Mainz. Tashmë udhëheq Borusia Dortmund që fitoi thellë përballë Eintraht Frankfurt.

Në Ligue 1 Auxerre – Lilë përfundoi në barazim 1-1 teksa Lens shkatërroi Monakon dhe ruan vendin e dytë me 9 pikë distancë nga PSG.

Rezultatet:

Premier League:
Fullhem – Lids 2-1
Brentford – Aston Vila 1-1
Kristal Palasë – Everton 0-0
Leiçester – Uolves 2-1
Liverpul – Notinghem Forest 3-2

Kupa e Anglisë FA, gjysmëfinale:
Mançester Siti – Shefild Junajtid 3-0

La Liga:
Osasuna – Real Betis 3-2
Almeria – Atletik Bilbao 1-2
Real Sociedad – Rajo Vajekano 2-1
Real Vajadolid – Xhirona 1-0
Real Madrid – Celta Vigo 2-0

Serie A:
Salernitana – Sasuolo 3-0
Lacio – Torino 0-1
Sampdoria – Specia 1-1

Bundesliga:
Bohum – Volfsburg 1-5
Herta Berlin – Verder Bremen 2-4
Hofenhaim – Këln 1-3
Mainz – Bajern Mynih 3-1
Borusia Dortmund – Eintraht Frankfurt 4-0

Ligue 1:
Auxerre – Lilë 1-1
Lens – Monako 3-0/Sara Gjidaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!