Tension në Romë nga tifozët, Ronaldo gati dëbimi

Tifozët e Fejnord

Tension gjatë natës në qendër të Romës për shkak të pranisë së tifozëve të Fejnord, pavarësisht ndalimit për të ndjekur ndeshjen e sotme mes Romës dhe skuadrës holandeze të Fejnord në të kthimit për Europa League.

Pasi vajtën në Napoli, për të mbështetur ultrasit vendas gjatë ndeshjes së Champions League kundër Milanit, tifozët e Fejnord u zhvendosën në kryeqytet, pranë Koloseut. Një grup prej dyqind ultrasish të Romës tentuan gjatë natës t’i afroheshin zonës Rione Monti ku disa tifozë të Fejnord janë mbledhur që pasditen e djeshme. Situata kaotike.

Kristiano Ronaldo mund të dëbohet nga Arabia Saudite. Shkak është bërë një situatë me prekjen e organëve gjenitale të portugezit teksa nga shkallët në sfidën me Al Hilal erdhën thirrjet ‘Mesi- Mesi’. Avokatja Nouf ben Ahmend ka gati materialin për të dërguar në Prokurorinë e vendit saudit.

“Kryrje e vepres penale të paturpësisë publike”, është akuza e ngritur ndaj Ronaldos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!