Shpërthen Liverpul, Majorka tri pikë në Vigo
Fillimjava futbollistike në kontinentin europian nisi me 3 ndeshje nga Anglia, Spanja dhe Italia.
Lids – Liverpul ishte sfida angleze që shoqëroi mbrëmjen e sotme. Shumë e thjeshtë për ‘The Reds’ prova ndaj Lids e cila u kalua me sukses në shifrat 1-6. Kështu, Liverpul i afrohet zonës “Europë”, teksa Lids mbetet në rrezik.
Në La Liga, përballja e luftuar ndërmjet Selta Vigos dhe Majorkës u mbyll me fitoren minimale të këtyre të fundit. Goli i Ndiaje u përkthye në 3 pikë për ekipin e Muriqit që parakalon Selta Vigon në renditje dhe ngjitet i njëmbëdhjeti.
Sakaq, Atalanta vijon me ulje-ngritjet e veta në Serie A dhe rrezikon mjaft pjesëmarrjen në Europë. Barazim 1-1 ndaj Fiorentinës në takimin e 30-të të sezonit dhe vetëm nga 1 pikë për të dyja ekipet që bënë paqe mes tyre.
Rezultatet:
Premier League:
Lids – Liverpul 1-6
La Liga:
Selta Vigo – Majorka 0-1
Serie A:
Fiorentina – Atalanta 1-1/S.Gjidiaj/