Siti ecën, Çelsi e Totenhem dështimi i radhës, Bajern një pikë…

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Premier League, La Liga, Serie A, Bunesliga e Ligue 1 kanë mbërritur në fazën më delikate e garës. Atë të verdiktëve sezonale.

Çelsi vijon me dështimet në Premier League. Blutë e Londrës nuk panë dritë as përballë Brajton ku u mposhtën me përmbysje si për ta bërë akoma më të dukshme krizën që po kalojnë.

Sakaq, Aston Vila iu afrua zonës europiane pas fitores së pastër ndaj Njukastëll, ndihmuar dhe nga ndalesa e Totenhem nga Burnemuth.

Ndërkohë Mançester Siti vijon të gjurmojë Arsenalin teksa i afrohet me 3 pikë pas fitores 3-1 në sfidën ndaj Leiçester. Haland nuk mungon me 2 golat e tij në këtë përballje.

La Liga vijon me javën e saj të 29-të ku Vajadolid surprizoi Vijarealin duke e mposhtur në shifrat 1-2, teksa Atletik Bilbao kaloi me lehtësi Sociedadin.

Fitore edhe për Real Betis përballë Espanjolit të Bares që u hodh në fushë me zëvendësim, ndërsa Kadiz rezistoi për shumë minuta ndaj madrlenëve por në fund u thye nga Naço dhe Asensio.

Mbizotërojnë barazimet në 3 përballjet e programuara në Serie A për këtë të shtunë. Kuqezinjtë e Milanit barazuan ndaj Bolonjës, ashtu si dhe Napoli që u tregua bujar ndaj Veronës duke i dhuruar 1 pikë jo pak të rëndësishme. Ndërkaq, Inter fik motorët edhe me Monzën dhe humbet 0-1 duke rrezikuar zonën Champions.

Në Bundesligën gjermane zhvillohet java e 28-të dhe kryesuesit e Bajernit u ndalën në barazim nga Hofenhaim, por ruajnë vendin e parë falë barazimit 3-3 në sfidën Shtutgart – Borusia Dortmund.

Sakaq, përballja direkte në kampionatin francez PSG – Lens përfundoi me fitoren e vendasve në shifrat 3-1. Shënuan Vitinha, Mesi dhe Mbape me këtë të fundit që merr titullin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Ligue 1.

Rezultatet:

Premier League:
Aston Vila – Njukastëll Junajtid 3-0
Çelsi – Brajton 1-2
Everton – Fullhem 1-3
Sauthempton – Kristal Palasë 0-2
Uolves – Brentford 2-0
Totenhem – Burnemuth 2-3
Mançester Siti – Leiçester 3-1

La Liga:
Vijareal – Real Vajadolid 1-2
Atletik Bilbao – Real Sociedad 2-0
Real Betis – Espanjol 3-1
Kadiz – Real Madrid 0-2

Serie A:
Bolonja – Milan 1-1
Napoli – Verona 0-0
Inter – Monza 0-1

Bundesliga:
Bajern Mynih – Hofenhaim 1-1
Këln – Mainz 1-1
Lajpcig – Augsburg 3-2
Shtutgart – Borusia Dortmund 3-3
Eintraht Frankfurt – Borusia Gladbah 1-1

Ligue 1:
Renë – Reims 3-0
PSG – Lens 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!