Vijareal nxjerr Realin nga ‘shinat’, Lacio mund Juven

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Mjaft interesante ishin takimet e sotme në La Liga, Serie A dhe Ligue 1. Pesë gola të shënuar në Real Madrid – Vijareal për llogari të xhiros së 28-të spanjolle. Miqtë fituan me përmbysje në shifrat 2-3 duke marrë 3 pikë të rëndësishme që vlejnë Europën, ndërsa madrilenët duket se e kanë dorëzuar titullin dhe sytë i kanë nga Champions.

Nuk ka barazime në përballjet e La Liga-s ku përveç Vijareal fituan edhe Osasuna, Atletik Bilbao dhe Real Sociedad.

Ndërkaq, në Serie A spikati dueli Lacio – Juventus i cili u fitua nga “Shqiponjat” në shifrat 2-1 me Hysjan që nga minuta e parë. Edhe Roma e Bolonja dolën me 3 pikë nga kjo javë e 29-të përballë Torinos e Atalantës.

Emocione dhuroi gjithashtu sfida Verona – Sasuolo me vendasit që shënuan në shtesë pas një gafe të portierit kundërshtar për të ndezur garën e mbijetesës.

Dy përballje edhe në kampionatin francez ku PSG mposhti Nisë me golat e Ramos dhe Mesit. Argjentinasi merr tashmë statusin e golashënuesit më të mirë në Europë duke kaluar Ronaldon, teksa Parisi marshon drejt titullit.

Rezulatet:

La Liga:
Osasuna – Elçe 2-1
Espanjol – Atletik Bilbao 1-2
Real Sociedad – Getafe 2-0
Real Madrid – Vijareal 2-3

Serie A:
Udineze – Monza 2-2
Fiorentina – Specia 1-1
Atalanta – Bolonja 0-2
Sampdoria – Kremoneze 2-3
Torino – Roma 0-1
Verona – Sasuolo 2-1
Lazio – Juventus 2-1

Ligue 1:
Anxhers – Lilë 1-0
Nisë – PSG 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!